Ka rifilluar numërimi i votave të kandidatëve për deputetë nga zgjedhjet që u mbajtën të dielën e 28 dhjetorit.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.
”Të enjten (1 janar 2026, ora 16:00) në 11 komuna ka rifilluar procesi i verifikimit të rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime dhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë. Qendrat Komunale të Numërimit, në të cilat ka rifilluar procesi, u takojnë këtyre komunave: Prishtinë, Pejë, Prizren, Podujevë, Mitrovicë e Jugut, Gjakovë, Malishevë, Lipjan, Gjilan, Ferizaj, dhe Suharekë. Numri i përgjithshëm i vendvotimeve të procesuara nga të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit është mbi 2,009 nga 2,557 vendvotime apo më shumë se 78.57%”, ka thënë Elezi.
Aktivitet e numërimit rinisen pas një pauze që filloi dje në orën 12, deri sot në orën 16:00. Kjo pauzë u bë për shkak të Vitit të Ri.
Ndryshe, deri në këto momente, janë numëruar 78,57% të votave.
Kandidatët më të votuar nga Lëvizja Vetëvendosje deri më tani:
- Albin Kurti, 273,977 Vota
- Glauk Konjufca, 213,339 Vota
- Albulena Haxhiu, 112,175 Vota
- Hekuran Murati , 110,822 Vota
- Donika Gërvalla Scharwz, 99,966 Vota
- Xhelal Sveçka, 89,070 Vota
- Hajrulla Çeko, 80,651 Vota
- Avni Dehari, 73,692 Vota
- Mimoza Kusari Lila, 66,930 Vota
- Ejup Maqedonci, 62,320 Vota
10 kandidatët më të votuar nga Partia Demokratike e Kosovës:
- Bedri Hamza 126,348 Vota
- Arian Tahiri, 57,652 Vota
- Përparim Gruda, 53,697 Vota
- Uran Ismaili, 42,443 Vota
- Sala Jashari, 39,480 Vota
- Vlora Çitaku, 34,743 Vota
- Enver Hoxhaj , 30,222 Vota
- Arben Mustafa, 29,752 Vota
- Nait Hasani 23,412 Vota
- Rrahman Rama, 23,120 Vota
10 kandidatët më të votuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës:
- Lumir Abdixhiku, 61,460 Vota
- Hykmete Bajrami, 38,687 Vota
- Ukë Rugova, 33,923 Vota
- Avdullah Hoti, 31,022 Vota
- Doarsa Kica Xhelili, 29,973 Vota
- Kujtim Shala, 27,291 Vota
- Anton Quni, 22,078 Vota
- Armend Zemaj, 19,829 Vota
- Lutfi Haziri, 17,917 Vota
- Jehona Lushaku Sadriu, 14,255 Vota
10 kandidatët më të votuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës:
- Ramush Haradinaj, 32,322 Vota
- Daut Haradinaj 19,473 Vota
- Besnik Tahiri, 19,117 Vota
- Bekë Berisha , 13,975 Vota
- Agim Çeku, 12,979 Vota
- Time Kadrijaj, 12,435 Vota
- Burim Ramadani, 11,887 Vota
- Arber Tolaj, 11,352 Vota
- Lahi Brahimaj, 8,554 Vota
- Albana Bytyqi, 7,786 Vota
Linku për të parë përditësimet e fundit, klikoni: KËTU:










