Riemërtimi i Pentagonit si Departamenti i Luftës do të kushtojë miliarda

Pentagoni, me një vendim të presidentit amerikan Donald Trump, nuk do të njihet më si Departamenti i Mbrojtjes, por si ai i Luftës.

Mirëpo, kjo firmë e thjeshtë e hedhur nga Trump, duket se do të kushtojë miliarda dollarë.

Sipas gazetës Politico, kjo procedurë “kozmetike” do të ketë një çmim të lartë: simbolet dhe emblemat e Pentagonit do të duhet të zëvendësohen në më shumë se 700 mijë objekte në të 50 shtetet e SHBA-ve dhe 40 vende në mbarë botën.

Kjo përfshin ndërtesa, dokumente, uniforma, tabela dhe të gjitha shenjat e tjera zyrtare.

Kostoja totale mund të arrijë në miliarda dollarë – edhe pse vetë riemërtimi nuk do të ndryshonte substancën e punës së departamentit.

Presidenti amerikan Donald Trump ka firmosur një urdhër për t’i rikthyer Pentagonit emrin e vjetër – nga “Departamenti i Mbrojtjes” në “Departamenti i Luftës”.