Mesfushori i Arsenal, Declan Rice, i është kundërpërgjigjur kritikave për paraqitjet e skuadrës së tij këtë sezon, ndërsa “topçinjtë” i afrohen titullit të parë të Premier League në 22 vjet.
Skuadra e Londrës veriore është shtatë pikë përpara në krye të ligës me tetë ndeshje për t’u luajtur në pjesën e mbetur të sezonit. Pas fitores së Arsenal 1-0 ndaj Brighton, “topçinjtë” janë përballur me kritika për qasjen e tyre jofrymëzuese.
Arsenali e mposhti Brighton, pasi kishte pasur më pak posedim të topit, më pak gjuajtje dhe nuk kishte krijuar raste të mëdha. Aftësitë e “Topçinjve” nga goditjet standarde dhe përfitimi nga autogolat e kanë vënë në pikëpyetje edhe potencialin e tyre për titull për cilësinë e tij.
I pyetur për kritikat që skuadra e tij është përballur këtë sezon, Rice tha: “Që kur kam qenë këtu ka zhurmë çdo javë. Kjo është ajo që vjen me të qenit pjesë e Arsenal. Njerëzve do t’u pëlqejnë pjesë të lojës tënde, njerëzve nuk do t’u pëlqejnë pjesë të lojës tënde, por gjëja kryesore është fitorja”.
“Nëse mund të fitosh keq apo nëse mund të fitosh duke luajtur mirë, rëndësi kanë tri pikët. Ka pasur raste kur kemi fituar duke luajtur mirë, por nuk është ndjerë aq mirë sa një fitore si kur luajtëm kundër Brighton”, shtoi Rice.
“E dimë që nuk luajtëm mirë. Por të fitosh 1-0 atje në një vend ku ka qenë e vështirë për ne vitet e fundit, do të thotë shumë“, deklaroi mesfushori anglez.
The post Rice: Nuk ka fitore të bukur apo të shëmtuar, për Arsenal rëndësi kanë tri pikët në çdo ndeshje appeared first on Telesport.










