Declan Rice këmbëngul se Arsenal është gati të fitojë trofeun e parë që nga viti 2020, duke thënë se një triumf në finalen e Carabao Cup ndaj Manchester City mund të jetë starti i diçkaje të madhe në të ardhmen.
Ndërsa City i Pep Guardiola u eliminua nga Champions League kundër Real Madrid, “topçinjtë” u kualifikuan lehtësisht në çerekfinale, me një fitore 2-0 ndaj Bayer Leverkusen në “Emirates”.
Tashmë të gjithë sytë tani janë kthyer nga “Wembley” ku Arsenal, liderët e Premier League dhe ende në kërkim të katër trofeve këtë sezon, do të përballen me City për trofeun e parë të madh të sezonit ditën e diel.
“Djemtë tashmë po flasin për këtë finale dhe jemi të emocionuar. Për momentin, në çdo ndeshje futbolli që hyjmë, besojmë se mund të fitojmë, kështu që do të jemi gati dhe do ta presim me padurim atë finale”, tha Declan Rice.
“Patjetër që një triumf mund të jetë fillimi i diçkaje të madhe. Është trofeu i parë për të cilin do të luajmë këtë sezon. Nëse e fiton atë, vrulli pas kësaj, që të çon përpara, është masiv. Ndaj jemi të fokusuar te fitorja”, deklaroi Rice.
The post Rice: Fitorja në finalen e Carabao Cup mund të jetë fillimi i diçkaje të madhe për Arsenal appeared first on Telesport.









