Ribéry zbulon “ferrin” pas shuplakës ndaj Carvajal: Ramos dhe Pepe donin të më vrisnin

Franck Ribéry rrëfeu një episod tejet të tensionuar kundër Real Madridit. “I bërtita Carvajalit dhe përfundova duke i dhënë një shuplakë, – tregoi me të qeshur. – Që aty, Ramos dhe Pepe vendosën të ma bëjnë jetën ‘ferr’. Më shikonin sikur donin të më vrisnin sa herë prekja topin”.

Ish-lojtari i Bayernit thotë se ndeshja u kthye në “luftë të vërtetë”: “U bë çështje mbijetese. Pepe nuk shkonte më te topi, më ndiqte mua”. Ribéry pranon se atë natë kuptoi ç’do të thoshte të përballeshe me Real Madridin më të egër: “Me ta nuk kishte armëpushim, asnjë sekondë frymëmarrje”.

Më pas u pajtuan. Tri vite më vonë, në një tjetër Bayern-Real Madrid, Carvajal mbylli plagën duke ndarë në rrjete një foto të përqafimit mes tyre. Pra, pas shuplakës së vitit 2014, një gjest sportiviteti dhe “fair play”.

The post Ribéry zbulon “ferrin” pas shuplakës ndaj Carvajal: Ramos dhe Pepe donin të më vrisnin appeared first on Telesport.