Ribery: Qëllimi im është të bëhem trajner, Coverciano është vendi ideal për të mësuar

Franck Ribery, në moshën 42-vjeçare, ka një objektiv të qartë për të ardhmen: Dëshiron që të nisë karrierën si trajner. Në një intervistë për “Gazzetta Dello Sport” ai ka konfirmuar ëndrrën e tij.

Qëllimi im është të bëhem trajner. Ndërkohë, po studio. Coverciano është vendi ideal, ndihem si në shtëpi. Jam i lumtur që jam atje, ndihem rehat dhe kam takuar kaq shumë njerëz të shkëlqyer për të ndarë udhëtimin tim”, tha Ribery

Më tej, francezi, i pyetur nëse dëshiron që ta nisë këtë aventurë të re në Serie A, ku dhe mbylli karrierën si lojtar, tha: “Nuk e di ende se ku mund të trajnoj. Shpresoj që të jetë në Itali, një vend që e dua”.

“Por, do të mirëprisja gjithashtu mundësinë për të provuar veten edhe në vende të tjera“, tha Ribery, që ka luajtur në Francë, Turqi, Gjermani dhe Itali dhe përvoja në këto vende mund të jenë një udhërrëfyes i shkëlqyer në rrugën drejt suksesit si trajner.

The post Ribery: Qëllimi im është të bëhem trajner, Coverciano është vendi ideal për të mësuar appeared first on Telesport.