Ribery komenton dy lojtarët që po kërkon Bayern: Më pëlqejnë, uroj të blihen!

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që po kërkon Bayern.

“Nick Woltemade? Më pëlqen. E pashë me kombëtaren kundër Portugalisë. Duket lojtar premtues. Pavarësisht se është i gjatë, ka shumë teknikë. Profili i tij është i pazakontë në kohët e sotme. Do të ishte një blerje me impakt”.

I pyetur për Luis Díaz, francezi ka thënë: “Ajo që ka treguar te Liverpool është fantastike. Dëmtimet e kanë penguar, por duket se është lojtar me karakter të fortë”.

The post Ribery komenton dy lojtarët që po kërkon Bayern: Më pëlqejnë, uroj të blihen! appeared first on Telesport.