“Rezultati më i mirë që nga viti 2014”, Çitaku: PDK-ja e gatshme të marrë përgjegjësinë e qeverisjes

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka komentuar rezultatin e PDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në një konferencë për media, ajo ka thënë PDK-ja është e gatshme që të marrë përgjegjësinë për qeverinë e re.

Ky rezultat nuk është thjeshte një shifër, është një mesazh i qartë se PDK-ja po e rikthen besimin e qytetarëve dhe po konsolidohet si një forcë kryesore në skenën politike të vendit. Ne jemi të gatshëm që me kandidati tonë për kryeministër, z. Bedri Hamza, ta marrin përgjegjësinë e qeverisjes dhe ta qojmë Kosovën përpara. PDK-ja nuk e sheh si përmbyllkej, por si një fillim të ri. Çdo vendim i politik i PDK-së do të merrte nga organet e partisë, duke u bazuar në interesin e qytetarëve dhe vizonin për një qeverisje të përgjegjshme zhvillimore”, ka thënë ajo.

Çitaku ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e Bedri Hamzës se kjo pari nuk do të bën koalicion me VV-në.

“Preferojmë një koalicion me partitë opozitare dhe përjashtojmë mundësinë e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, mirëpo hapat kushtetues dhe ligjor janë të qartë, të përfundojë procesi i numërimit të votave e të bëhet legjitimimi i deputetëve të rinj e më pas fillojnë konsultat dhe bisedimet me partnerët eventual të koalicionit që do të udhëhiqet nga z.Bedri Hamza”, ka thënë ajo.

Ajo ka falënderuar qytetarët për mbështetjen.

U shpreh mirënjohje të thellë mbi 200 mijë qytetarëve që n besuan me votën e tyre. Ky është rezultati më i mirë që PDK-ja ka arritur që nga viti 2014 dhe është dëshmi i rikthimit të besimit të qytetarëve dhe rritjes tonë të jashtëzakonshme”, është shprehur ajo.