Rezultatet të reja nga KQZ, kaq vota morën kandidatët e PDK-së nga numërimi i 92.58% i vendvotimeve

Nga 92.58% e vendvotimeve të numërura, bartësi i listës, njëherit kandidat për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza deri tani ka marrë 153 mijë e 789 vota. Pas tij, në vend të dytë del të jetë kryetari i partisë, Memli Krasniqi.

Nga votat e numëruara deri tani për kandidatët për deputetë, në vend të tretë Uran Ismaili me 38 mijë e 110 vota. Me 35 mijë e 754 vota është aktualisht Vlora Çitaku.

Në vend të pestë renditet Sala Jashari me 32 mijë e 597 vota.

27 mijë e 495 vota ka marrë Përparim Gruda, ndërsa pas tij del të jetë Jakup Nura me 27 mijë e 69 vota.

Ganimete Musliu ka marrë deri tani 26 mijë e 862 vota, ndërsa Rrahman Rama 26 mijë e 95 vota.