Rezultatet përfundimtare, KQZ në pritje të vendimit të Supremes

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se është në pritje të vendimit të Gjykatës Supreme në lidhje me ankesën e PDAK-LpB për të shpallur rezultatet përfundimtare.

“Për të ardhur deri te shpallja e rezultateve përfundimtare të subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke ndjekur hapat e përcaktuar me ligj. Aktualisht, KQZ është duke pritur vendimin nga Gjykata Supreme lidhur me ankesën e një subjekti politik të certifikuar. Para se të thërrasë mbledhjen për shpalljen e rezultateve, KQZ do të sigurohet për konfirmimet nga PZAP dhe Gjykata Supreme për të parë nëse ka ndonjë ankesë të pazgjidhur dhe nëse mund të procedojë me shpalljen e rezultateve përfundimtare,” tha Elezi për  express.

PDAK-LpB është ankuar të martën në Supreme për votimin me postë.