Të gjitha votat për Asamblenë Komunale të Mitrovicës janë tashmë të numëruara.
Sipas rezultateve zyrtare të publikuara nga KQZ-ja, PDK-ja ka siguruar rreth 40.3% të votave, duke ruajtur pozitën e parë në këtë komunë. Pas saj renditet Lëvizja Vetëvendosje me afër 7 mijë vota, që përbëjnë 22.9% të totalit.
Subjekti Guxo pozicionohet i treti, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës zë vendin e katërt në garë.
Mitrovica mbetet ndër komunat ku gara për kryetar nuk ka përfunduar ende – balotazhi i 9 nëntorit do të përcaktojë fituesin mes Arian Tahirit të PDK-së dhe Faton Pecit të VV-së.