Rezultatet e zgjedhjeve, PDK me 208 asamblistë në kuvende komunale

Është subjekti i dytë politik në nivel qendror, por Partia Demokratike e Kosovës del të jetë e para në nivel lokal në Republikën e Kosovës.

Sipas rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, PDK-ja ka 208 asamblistë në kuvendet komunale, njofton Klankosova.tv Madje, në disa qytete, numri i votave të fituara nga asamblistët, ka qenë më i lartë se ai i kandidatëve për kryetarë.