Rezultat që i konvenon Barçës, mbyllet me barazim ndeshja Real Madrid – Atletico Madrid

Skuadra e Real Madridit nuk ka arritur më shumë se një barazim në derbin e javës së 23-të në La Liga, ndaj Atletico Madridit.

Rezultati i ndeshjes ishte 1:1, në një ndeshje tejet interesante të zhvilluar në “Santiago Bernabeu”, shkruan indeksonline.

Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi Julian Alvarez, nga penalltia.

Kurse golin e barazimit e shënoi Kylian Mbappe në minutën e 50’të.

Me këtë barazim, Reali shkon në kuotën e 50 pikëve, kurse Atletico Madrid në kuotën e 49 pikëve.

Më së shumti përshtati ky barazim i shkon Barcelonës, që nesër luan ndaj Sevillas dhe mund t’i afrohet vendit të parë në vetëm dy pikë.