Rexhepi: Opozita nuk i ka numrat

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Emilja Rexhepi, ka insistuar se opozita nuk i numrat për konstituimin e Kuvendit por as për formimin e Qeverisë.

Ajo deklaroi për Klan Kosovën se qëndrimi i saj nuk ka ndryshuar.

“Te shohim se si do të shkoj takimi sot me presidenten dhe besoj që e gjejmë një zgjidhje”,deklaroi ajo.

Zëvendëskryeministrja në detyrë theksoi se do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga shefja e shtetit, Vjosa Osmani.

“Po, takimin e kam nga ora 13:30”, theksoi Rexhepi.

The post Rexhepi: Opozita nuk i ka numrat appeared first on Kosovapost.net.