Rexhepi: Jemi të gatshëm edhe për zgjedhje

Zëvendëskryeministrja në detyrë Emilja Rexhepi, sot para mediave ka thënë se opsion janë edhe zgjedhjet.

Këtë deklarim ajo e bëri para nisjes së seancës ku për herën e 21-të do të tentohet konstituimi i Kuvendit të Kosovës, njofton Klankosova.tv.

“Kjo është demokracia”, u shpreh ajo.

“Ne jemi përfaqësues të popullit dhe duhet si deputet të votojmë për kryetarin e Kuvendi, pa marrë parasysh se kush është”, tha Rexhepi.