Shefi i grupit parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi ka thënë se ka pranuar thirrje nga kryetari i Nimës, Fatmir Limaj, për ta zhbërë Gjykatën Speciale në dhjetor të vitit 2018.
Selimi në Rubikon ka thënë se atë natë s’e kanë pranaur atë kërkesë, por që sipas tij, e njëjta nuk është përsëritur më.
“Fatmir Limaj më ka thirr. Ka thënë që të mblidhemi shpejt e shpejt që ta zhbëjmë Gjykatën Speciale. Në atë natë nuk pranuam që të bëhemi pjesë e atij skenari. Të nesërmën as kurrë nuk patëm më atë kërkesë. Nuk shkuam në seancë”, ka thënë ai./Fokusi.info/