Revolucioni: Nuk ka më barazime, në Japoni fituesi do të vendoset nga penalltitë

Jehona e revolucionit në futboll po vjen nga Lindja e Largët. Japonia ka futur një rregull të pashembullt në futbollin aktual, që është konsideruar si e ardhmja e këtij sporti, por askush nuk ka pasur kurrë guximin ta zbatojë atë.

Për sezonin e 100-të të Ligës J1 (Divizioni më i lartë I futbollit në Japoni), Federata ka zgjedhur një ndryshim në rregulla, që synon rritjen e spektaklit të lojës. Masa ka hyrë në fuqi që nga ndeshja e parë, e luajtur javën e kaluar.

Divizioni më i lartë i Japonisë ka vendosur të eliminojë barazimet nga ndeshjet. Nëse një ndeshje përfundon në barazim, dy ekipet do të garojnë për fituesin nëpërmjet goditjeve të penalltive. Ky format i ri ndryshon gjithashtu sistemin e pikëve.

Çdo klub do të jetë në gjendje të fitojë 3, 2, 1 dhe 0 pikë për secilën ndeshje. Prandaj, në rast barazimi dhe penalltive pasuese, fituesi do të fitojë 2 pikë, ndërsa humbësi do të fitojë ende 1 pikë.

3 dhe 0 pikë do të merren për rezultatet standard, për fitoret apo humbjet në kohën e rregullt. Rregulli është tashmë në fuqi dhe në raundin e parë pati 4 barazime nga gjithsej 10 ndeshje të luajtura.

Kjo rregullore e re do të zbatohet vetëm për këtë mini-sezon, i cili zgjat nga shkurti deri në qershor. Aktualisht, nuk ka plane për të konfirmuar heqjen e barazimeve për sezonin e ardhshëm të Ligës J1.

The post Revolucioni: Nuk ka më barazime, në Japoni fituesi do të vendoset nga penalltitë appeared first on Telesport.