Revokimi i licencës – refuzohet ankesa e Monego për shtyrje të vendimit

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka refuzuar ankesën e Monegos, për shtyrje të ekzekutimit të vendimit të BQK-së për revokim të licensës së këtij institucioni mikrofinanciar.

Kështu kanë konfirmuar për klankosova.tv burime brenda këtij institucioni.

Më 6 dhjetor, Banka Qendrore e Kosovës mori vendim që t’ua revokojë licensimin institucioneve mikrofinanciare ”IuteCredit Kosova” dhe ”Monego”.

Kjo për shkak të normave të interesit shumëfish më të larta në raport me normat e interesit në kredi që aplikohen nga institucionet tjera financiare në vend.