“Respektova Kushtetutën dhe ligjin”, Hamza tregon pse dha dorëheqje nga pozita e deputetit

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka treguar arsyet pse ka dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit në Kuvendin e Kosovës.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se nëse nuk do ta bënte një gjë të tillë, komuna që e udhëheq do të duhej të shkonte në zgjedhje.

Ai ka bërë me dije se do të ishte e padrejtë që kjo komunë brenda 6 muajve të shkonte në zgjedhje.

“Unë dje, duke respektuar kushtetutën dh ligjet kom ofruar dorëheqjen nga pozita e të qenit deputeti në Kuvendin e Kosovës. Arsyeja është që unë jam kryetar i Komunës së Mitrovicës dhe komuna kish me shku në zgjedhje. Besoj se ka qenë e padrejtë që brenda 6 muajve komuna dy herë më shku ne zgjedhje. Kjo kish me qenë pengesë për zhvillimin e projekteve, po kish me qenë edhe barrë për buxhetin e Kosovës”, ka thënë ai, duke shtuar se kjo nuk e pengon në zhvillimin e bisedave për krijimin e qeverisë se re.

“Por, kjo nuk me ndalon që të punoj dhe ta kem mbështetjen e plot të PDK-së për bisedat me parti tjera për me e kriju qeverinë e re, nëse radha kalon te ne. Çdo vonës në konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e qeverisë është e paarsyeshme dhe e dëmshme për vendin”, është shprehur ai.