Reshjet e dendura të shiut detyrojnë ekipin e KEDS-it të improvizoj barkë për ta riparuar rrjetin elektrik në rrugën Ferizaj–Viti

Për shkak të përmbytjeve nga reshjet e fundit, segmenti i rrjetit elektrik Ferizaj–Viti është bërë i pakalueshëm për vetura.

Megjithatë, ekipi i KEDS-it ka gjetur një “zgjidhje” duke improvizuar një barkë për të arritur te vendi i prishjes dhe për të vazhduar riparimet.

Pavarësisht kushteve të vështira atmosferike, KEDS-si ka thënë se punëtorët po punojnë pa ndërprerje për të siguruar vazhdimësinë e furnizimit me energji elektrike në tërë rajonin e prekur.