Reshje shiu dhe rënie e theksuar temperaturash, parashikimi i motit për nesër

Të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të pakta lokale në pjesën e parë të ditës, ndërsa pasdite priten vranësira të pjesshme.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriut, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 18-45 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, me minimale që do të lëvizin prej 12 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 19 deri në 23°C