Reshiti: Mos harroni, LVV është forca politike më destabilizuese në Kosovë

Deputeti shqiptar i kantonit të Bernit, Korab Reshiti, ka bërë me dije se ajo që po ndodh në Kuvendin e Kosovës nuk është për t`u çuditur.

Ai ka vlerësuar se fajtori kryesor për këtë gjë është Lëvizja Vetëvendosje.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se forcë politike është subjekti më destabilizues në Kosovë.

“Ajo që po ndodh institucionalisht në Kosovë nuk është aspak për t’u habitur. LVV nuk është një parti si të tjerat – janë revolucionarë marksistë në shpirt. Dhe si gjithmonë me këtë lloj lëvizjeje, sapo e vendosin këmbën në qeveri, zakonisht e kanë shumë të vështirë të heqin dorë prej saj dhe janë të gatshëm për gjithçka! Mos harroni: LVV është forca politike më destabilizuese socio-ekonomike e Kosovës… sa më shpejt të largohen nga qeveria, aq më mirë do të jetë, sepse po, tashmë të gjithë e kanë kuptuar që është një mashtrim! Rreziku absolut është që ata të qëndrojnë në pushtet. Pse? Sepse do të bëjnë gjithçka për të mos u larguar, deri në pikën e shkatërrimit të institucioneve demokratike… Sepse ata nuk dinë të tërhiqen. Mos mendoni se janë demokratë kur janë në pushtet – ata janë demokratë vetëm kur janë në opozitë, Po edhe aty e kanë problem”, ka shkruar Reshiti.