Republikanët dhe Demokratët në Dhomën e përfaqësuesve miratojnë rezolutë kundër krimeve të socializmit

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi të premten një rezolutë që dënon “tmerret e socializmit”, vetëm disa orë para se kryetari i zgjedhur demokrat socialist i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, pritej të takohej me presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. 

Rezoluta e përbashkët, e sponsorizuar nga përfaqësuesja republikane Maria Elvira Salazar nga Florida, kaloi në Dhomë me mbështetje të madhe, duke marrë 285 vota pro dhe 98 kundër, raporton nypost, transmeton Periskopi.

Të gjitha votat kundër erdhën nga radhët e demokratëve, ndërsa dy prej tyre — Janelle Bynum nga Oregoni dhe Deborah Ross nga Karolina e Veriut — zgjodhën të votojnë “prezent”.