Repriza e tretë e filmit të njëjtë të VV-së brenda vitit me moscertifikimin e Listës Serbe në KQZ

Filmi i njëjtë, tash tri herë brenda vitit në Komisionin Qendror Zgjedhor.

Filtrat në Ministri të Brendshme (te Xhelal Sveçla) dhe Ministri të Jashtme (te Donika Gërvalla) ia kalojnë, por e rrëzojnë në certifikim në KQZ.

Lista Serbe nuk u certifikua si subjekt për të garuar në zgjedhjet parlamentare me votim kundër të Vetëvendosjes, dhe abstenim të partive të tjera.

Anëtarët e PDK-së dhe LDK-së thanë se për këtë çështje ka veçse vendim të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe Gjykata Supreme.

Po ashtu, thanë ata, Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme, Neni 16, Pika 3, e jep që një subjekt i regjistruar me automatizëm certifikohet.

Për ndryshe, thanë ata, abstenojnë.

Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi të Vetëvendosjes, e vendosën në trajtat e kahershme.

Krasniqi tha se nuk ka vendim të PZAP-së dhe Gjykatës Supreme për të lejuar Listën Serbe të garojë në zgjedhje. Aty, tha ai, “ka veç mendim”.

“S’ka vendim gjyqësor. Brenda vendimin katrajtim dhe mendim, por ska vendim për këtë çështje”, tha Krasniqi.

Krasniqi iu kthye anëtarit të PDK-së, Arianit Elshanit, me pyetjen “pse po brengosesh? Votën time për (certifikim) të PDK-së e ke”.

Votimi shkoi veç-e-veç e jo në pako, ku Lista Sebre nuk kaloi.

Rikujtim: Vendimi i Departamentit amerikan të Shtetit për pezullim të Dialogut Strategjik me Kosovën ishte bërë konkretisht për shkak të moscertifikimit të Listës Serbe në zgjedhjet lokale të tetorit.

Po ashtu Bashkimi Evropian ishte shprehur se marrëdhëniet e ardhshme të Kosovës do të përcaktoheshin vis-a-vis (mos)lejimit të dy partive serbe për të marrë pjesë në zgjedhje.

Çështja ishte kthyer nga PZAP dhe Gjykata Supreme.

Fjalën e mori Sami Kurteshi. “Kam sjell shumë dëshmi, të shkruara nga media, për Listën Serbe dhe kandidatët e saj se kanë qenë pjesë e veprimeve antishtetërore dhe të armatosura. Për më shumë. Mendoj që e dini që Radojçiqi ka qenë nënkryetar Listës Serbe. Radojçiqiq ka bëër sulm të armatosur në RKS”, tha ai.

“Aty janë vra katër njerëz, një polic shqiptar, dhe tre sulmues terroristë. Pra, zonja kolege mos me shku te kandidatët që i keni emërtuar me emër mbiemerë. Qikjo Lista Serbe si subjekt më i madh serb, ka shpallë tri ditë zie për terroristët e vrarë.

Jo që s’ka heq dorë e kërku flaje, por ka shpallë ditë zie duke shpallur heronj. Unë s’po votoj veç sa mu ka ditë. PZAP duke mos guxu me hy në materie, ka shku në kundër fakticitet, e ka vu në dyshim kompetencën dhe të drejtën e anëtarëve të KQZ-së me bë ankesë. Ata e ka pranu edhe Gjykata Spreme, fatkeqësisht. Unë me emrin timin e kam dërg në Gjykatë Kushtetuese. Saherë kërkoni dëshmi kam me ua sjellë”, tha Sami Kurteshi.