Rennes ka fituar Kupën e Francës, ku pas ekzekutimit të penalltive e ka mposhtur Paris Saint Germain, raporton Fokusi.info.
Rennes dhe PSG gjatë lojës së rregullt luajtën baraz 2 – 2, ndërsa pas goditjes së 11-metërshave triumfoi ekipi i Rennes.
PSG kaloi në avantazh në minutën e 13-të me golin e bukur të Dani Alves, kurse Neymar dyfishoi epërsinë në minutën e 21-të për rezultatin 0 – 2.
Mirëpo, Rennes nuk u dorëzua, pasi që në minutën e 40-të Presnel Kimpembe shënoi autogol për ta ngushtuar epërsinë 1 – 2. Kurse, në pjesën e dytë, Mexer barazoi në minutën e 66-të në 2 – 2. Me këtë rezultat, skuadrat shkuan në vazhdime dhe më nuk pati gola.
Në minutën e 118 Kylian Mbappe mori karton të kuq.
Pas ekzekutimit të penalltive, Rennes triumfoi 6 – 5, duke fituar kështu Kupën e Francës.
https://streamable.com/rmop0