Në Serie A këtë sezon po shënohet më pak. Pas 9 javësh, golashënuesit kryesorë janë Orsolini dhe Çalhanoglu me nga 5 gola secili, ndërsa në 7 vendet e para ndodhet vetëm një sulmues i mirëfilltë. Pas tyre vijnë Nico Paz, De Bruyne, Anguissa, Pulisic dhe Bonazzoli (4 gola), ky i fundit i vetmi sulmues mes tyre. 9 lojtarë kanë shënuar nga 3 gola, 6 prej tyre sulmues të pastër.
Sipas analizës, ndikojnë disa faktorë: rotacioni i ekipeve të mëdha, dëmtimet (si Thuram dhe Leao) dhe taktikat moderne me më pak sulmues në fushë. Shumë skuadra luajnë vetëm me një qendërsulmues ose fare pa të, duke u mbështetur te mesfushorët për gola.
Në këtë panoramë, spikat Federico Bonazzoli, autor i 4 golave, dy prej tyre me roveshiatë, duke u bërë sulmuesi më i mirë aktualisht në kampionatin italian, përpara emrave si Leao, Lautaro Martínez dhe Vlahović.
The post Renditja e golashënuesve në Serie A dominohet nga mesfushorët, Bonazzoli është përjashtimi appeared first on Telesport.









