Rëndë e më rëndë: Kurti ua mohon qytetarëve dashurinë për fëmijët e familjet nëse s’janë votues të Vetëvendosjes

 

“Vetëm ata që s’i duan fëmijët e familjet e veta, munden mos m’e votu për Vetëvendosjen”.

Ishte kjo deklarimi i fundit i Albin Kurti nga Lipjani që la të shtangur mendjen e shëndosh kur gjatë një tubimi zgjedhor në shesh ia qiti parametrat matës votës së Vetëvendosjes vis-a-vis (mos)dashurisë familjare.

Duke nxjerrë krahasime të padëgjuara më parë, Albin Kurti, shënoi njërën nga deklaratat më të rënda krahas një kujdesi dhe etike demokratike.

Pra, vetëm ata të cilët nuk i dojnë familjet e veta, dhe fëmijët e vet, ata mujnë mos me votu për Vetëvendosjen dhe me votu për vete. Por, nëse i dojnë familjet e veta, fëmijët e vet, prindërit e vet, prap edhe ata duhet me votu për Vetëvendosjen”, tha Albin Kurti.

Një ndarje të rëndë të kësaj natyreje e kishte bërë edhe Xhelal Sveçla, kandidat nga Vetëvendosja për deputet, i cili kishte nxjerrë kategori morale për të ndarë votuesin e Vetëvendosjes si moralisht të denjë dhe të tjerët si të kundërt.

Duke folur për partitë opozitare – që marrë së bashku si vlerë vote në zgjedhjet e kaluara përbënin gjysmën e elektoratit – ai pati thënë nga Mitrovica se “asnjë shqiptar i ndershëm nuk i përkrahë ata”.

Askush, asnjë shqiptar i ndershëm nuk duhet t’i përkrahë ata,” pati deklaruar Sveçla.

Njëjtë ndarje pati bërë edhe Glauk Konjufca – për çka u dënua edhe me 6 mijë euro Vetëvendosja nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për përdorim të gjuhës së urrejtjes – i cili për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit kishte vendosur barazi mes Vetëvendosjes dhe “shq”ptarizmit” dhe të tjerëve me “qeverisje me Beogradin”.

2A ka me u qeverisë në Kosovë mas 9 shkurtit shqiptarizmi dhe kombëtarizmi shqiptar, a ka me u qeverisë bashkë me Beogradin, qikjo është dilema”, pati thënë Konjufca.

Kurti e pati pagëzuar veten “babë” në fushatë zgjedhore.

Për atë që rëndom brohoritet për “Albin Baba”, Kurti e kishte, sipas tij, racionalizuar arsyen dhe “pranuar sfidën”.

E kam një farë përshtypje që pikërisht, për shkak se ne do të kujdesemi gjithnjë e më shumë për fëmijët, pikërisht se pse e keni ndërmend me mi dhënë fëmijët e juaj që me ua rrit unë, jeni duke më thënë ‘Albin Baba’

Po unë e pranoj këtë sfidë, këtë sfidë që po ma bëni ju mua, ‘merrni ju Qeveria, kryeministri, rritni fëmijët tanë se e keni ndërmend me punu ma shumë, këtë sfidë unë e pranoj me shumë nder e gëzim”, pati thënë Kurti në një tubim në Hajvali ditë më parë.