Remzie Osmani do të këndojë në ‘dasmën’ e Gjestit dhe Eglit në Big Brother VIP

Sonte (e hënë) do të ketë dasmë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4.

Gjesti ka bërë një kërkesë nga Vëllai i Madh për të organizuar një dasmë në shtëpi me Egli Takon.

Edhe pse kanë ngelur vetëm katër finalistë, brenda do të ketë një atmosferë të mrekullueshme.

Foto: Screenshot/Instagram

E për argëtim të tyre do të jetë këngëtarj Remzie Osmani së bashku me Nexhat Osmanin.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë artistja nga Suhareka me anë të një postimi të shpërndarë në Instagram.

Veç Gjestit dhe Eglit, në shtëpi janë edhe këngëtarja Rozana Radi e aktori Laert Vasili.

Finalja e madhe do të mbahet më 19 prill (e shtunë).