Ish-komandanti i Zonës së Llapit, Rrustem Mustafa i njohur si komandant Remi para nisjes së tij për në Hagë ka thënë se është duke shkuar në cilësin e dëshmitarit të dyshuar.
Remi është shprehur se është i pafajshëm mirëpo që është duke shkuar të ju përgjigjet ftesës së Gjykatës.
“Po i përgjigjem thirrjes nga Gjykata Speciale. Unë po shkojë në cilësinë e të intervistuarit dhe do të shkojë si një dëshmitar i dyshuar mirëpo normalisht që ne jemi të pafajshëm.”, ka thënë Mustafa para mediave.