Remi: Nuk kisha nevojë ta mbroj UÇK-në sepse UÇK-ja më mbrojti mua
Ish komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, i njohur si Komandant Remi, sapo e përfundoi intervistimin dy ditor pranë dhomave të specializuara të Prokurorisë Speciale në Hagë.
Ai në një prononcim të shkurtër për KTV tha se unë jam dëshmitar i dyshuar, transmeton Fokusi.info.
Pyetjet ishin shumë serioze, por edhe unë u përgjigja shumë seriozisht. Iu kam thënë se do ta mbroj UÇK-në, por në fakt UÇK-ja më mbrojti mua sepse nuk kemi bërë asgjë kundër rregullave.