Lajmi i fejesës së superyllit të muzikës, Taylor Swift, me yllin e NFL-së, Travis Kelce, ka pushtuar rrjetet sociale. Postimi zyrtar në Instagram ka marrë miliona pëlqime, duke treguar interesin e madh të publikut për këtë lajm të befasishëm.
Megjithatë, krahasimet janë të pashmangshme me momentet sportive epike. Fotografia legjendare e Lionel Messit duke ngritur Kupën e Botës në “Katar 2022” mbetet një fenomen i vërtetë global. Në vetëm 40 minuta, Messi arriti të grumbullojë 10 milionë “like”, ndërsa postimi i Swift dhe Kelce e arriti të njëjtën shifër pëlqimesh pas më shumë se një ore.
Një rekord që tregon fuqinë dhe ndikimin e pakrahasueshëm të “GOAT”-it të futbollit, i cili vazhdon të dominojë jo vetëm fushën, por edhe botën digjitale, atë të rrjeteve sociale.
📸 Messi arriti 10 milionë pëlqime në vetëm 40 minuta.
📸 Postimi i fejesës së Taylor Swift dhe Kelce arriti të njëjtën shifër pas më shumë se një ore.
Deri më sot, diferenca është ende e dukshme:
Sot: Taylor Swift – 31 milionë “like”
Lionel Messi – 74 milionë “like”
👉 Rekord i paprekur i “GOAT” të futbollit 🐐
The post Rekordi i Leo Messit, që Taylor Swift nuk arriti kurrë t’i afrohej e jo më ta thyente appeared first on Telesport.