Rekordi i Haaland në Champions League, të cilin as CR7 nuk e arriti dot: “Jeton për golin…”

Erling Haaland e ka bërë sërish të jashtëzakonshmen. Sulmuesi norvegjez po shkruan histori në futbollin europian, duke u bërë lojtari i parë që shënon në 5 ndeshje radhazi të Champions League me 3 klube të ndryshme. Një arritje që as Cristiano Ronaldo, golashënuesi më i mirë i kompeticionit, nuk e ka arritur. Në moshën 25-vjeçare, Haaland ka shënuar 54 gola në vetëm 52 ndeshje të Champions-it, mesatare që askush tjetër nuk e ka arritur në epokën moderne. Me këtë total, ai renditet në vendin e dhjetë në listën e golashënuesve më të mirë historikë të Champions-it, vetëm 3 gola larg Thomas Müller.

Rekordi më befasues është konsistenca. Haaland ka shënuar në 5 paraqitjet e fundit të Champions-it me City, duke përfshirë gola ndaj Real Madrid, Napoli, Monaco, Villarreal dhe Borussia Dortmund. Në fitoren 4-1 ndaj BVB, ai tregoi instinkt “grabitqari”, shfrytëzoi një rast të qartë për të shënuar golin e dytë. Trajneri Pep Guardiola deklaroi: “Erling jeton për golin. Ajo që bën në zonë nuk mund të mësohet. Ka mentalitet të hekurt dhe konsistencë të jashtëzakonshme”.

Edhe shoku i skuadrës, Jeremy Doku, theksoi ndikimin e tij: “Numrat e Erling janë të pabesueshëm, por ndikimi i tij shkon përtej golave. Ai shtyn ekipin përpara dhe na jep besim të gjithëve”. Haaland po shijon një moment të shkëlqyer edhe në Premier League, me 13 gola në 10 ndeshje dhe synon të thyejë rekordin e tij të sezonit të kaluar, kur shënoi 36 gola në 35 ndeshje. Që nga ardhja te City më 2022, ai ka luajtur 107 ndeshje dhe ka shënuar 98 gola, duke u afruar te 100 golat para përfundimit të tri sezoneve.

The post Rekordi i Haaland në Champions League, të cilin as CR7 nuk e arriti dot: “Jeton për golin…” appeared first on Telesport.