Nuk mjaftojnë më fjalët për ta përshkruar Kylian Mbappé. Francezi, lideri i këtij Real Madridi, edhe një herë bëri diferencën. Në një ndeshje ku gjërat nuk po shkonin mirë, një rikuperim i Tchouaméni dhe një asist i shkëlqyer i Arda Güler e vendosën Mbappé në pozicion ideal. Me kontroll të jashtëzakonshëm, ai realizoi golin e parë (0-1). Në pjesën e dytë, pas një aksioni të Vinicius, sulmuesi francez shënoi edhe të dytin (0-2), duke arritur golin e tretë sezonal.
Ashtu si kundër Osasunës, edhe këtë herë francezi tregoi se është thjesht i papërmbajtshëm. Statistikat e tij flasin vetë: 11 gola në 7 ndeshjet e fundit; 3 kundër Barcelonës, 2 kundër Celta dhe Real Sociedadit, si dhe nga një kundër Mallorca, Sevilla, Osasuna e Oviedo. Për më tepër, ka shënuar edhe në Botërorin e Klubeve ndaj Borussia Dortmundit, ndërsa vetëm kundër PSG-së (gjysmëfinale) dhe Juventusit (çerekfinale, hyri në minutën e 70-të) nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës.
Në hapin e Cristiano Ronaldos
Dy golat ndaj Oviedo i lejuan Mbappé të barazojë një rekord historik të Real Madridit: të shënojë në 7 ndeshje radhazi të La Liga-s. Këtë arritje e ndan me legjenda si Olmedo, Roque Olsen, Hugo Sánchez dhe Van Nistelrooy. Por për të kapur idhullin e tij Cristiano Ronaldo, i cili ka shënuar në 10 ndeshje radhazi të kampionatit spanjoll, Mbappe i duhen gola në përballjet e radhës kundër Mallorca, Real Sociedad dhe Espanyol.
Shifrat e jashtëzakonshme të Mbappé
– 49 gola me Real Madridin në vetëm 12 muaj.
– 61 ndeshje si madrilen.
– “Pichichi” dhe “Këpuca e Artë” europiane që në sezonin e parë.
– Tashmë është në rrugën e duhur për të kaluar kuotën e 31 golave të sezonit të shkuar, duke synuar rekordet e mëdha: 48 golat e Ronaldos apo edhe 50 golat e Messit në sezonin 2011-2012.
Me këtë ritëm, Mbappé jo vetëm që sfidon historinë, por duket gati të krijojë një epokë të re në “Bernabéu”.
The post Rekordi i Cristiano Ronaldos te Real Madridi është në rrezik, e “kërcënon” Mbappe appeared first on Telesport.