Kylian Mbappé ka barazuar rekordin e Cristiano Ronaldos për golat e shënuar në fazën e grupeve (tani faza e ligës) të Champions League, pasi realizoi kundër Monaco. Të dy kanë nga 11 gola, por francezi ka ende një ndeshje për ta luajtur. Ronaldo e vendosi këtë rekord kur faza e grupeve kishte vetëm 6 ndeshje, ndërsa sot faza e ligës përbëhet nga 8 sfida. Mbappé mungoi ndaj Manchester City, ndaj në praktikë e ka përsëritur rekordin e Ronaldos; 11 gola në 6 ndeshje.
Formati aktual iu jep avantazh sulmuesve modernë për ta thyer rekordin absolut të Champions League, që mbahet nga Ronaldo me 17 gola në sezonin 2013-2014. Dikur maksimumi i ndeshjeve ishte 13, ndërsa tani mund të arrijë deri në 17, përfshirë “play off”-in.
Me më shumë ndeshje dhe kundërshtarë më të dobët, thyerja e rekordeve bëhet më e lehtë. Mesatarja aktuale e Mbappé është 1.83 gola për ndeshje, që teorikisht mund ta çojë deri në 31 gola, edhe pse përballjet e forta mbeten përpara. Pas tij, Haaland dhe Osimhen kanë nga 6 gola, ndërsa faza e ligës vazhdon.
The post Rekordi i CR7 në rrezik, formati i ri i Champions-it favorizon sulmuesit modernë appeared first on Telesport.










