Hansi Flick po vazhdon të thyejë rekorde te Barcelona. Në ndeshjen ndaj Real Betis në La Cartuja, aktivizoi formacionin më të ri në historinë 95-vjeçare të klubit katalanas në La Liga, sipas gazetarit Oriol Jové. Mesatarja e moshës së titullarëve ishte 23.34 vjeç. Ky lloj formacioni i ri nuk ishte parë që nga 28.12.1930 kur Barça priti Racing de Santander, me mesatare 23.09 vjeç.
Në këtë ndeshje, 9 lojtarë ishin 25 vjeç ose më pak. Të vetmit më të moshuar ishin Jules Koundé (27) dhe Marcus Rashford (28). Lojtarët më të rinj ishin Lamine Yamal dhe Pau Cubarsí (18), ndjekur nga Roony Bardghji (20). Alejandro Balde është 22 vjeç, Pedri dhe Gerard Martín 23, Eric Garcia dhe Joan Garcia 24, Ferran Torres 25 vjeç.
Ky rekord nuk përfshin ndeshjen e 09.09.1984 ndaj Zaragoza (4-0), ku mesatarja ishte 20.69 vjeç, pasi ajo luhej nga të rinjtë e klubit për mungesë futbollistësh. Ky është një moment historik për Barcelonën dhe një demonstrim i besimit të Flick te të rinjtë.
The post Rekordi historik i Flick te Barcelona, aktivizoi formacionin më të ri në 95 vite appeared first on Telesport.











