Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i jep mandatin e ri kryebashkiakut të Maliqit Gëzim Topçiu duke i njohur të drejtën të ushtrojë funksionin në krye të institucionit edhe për 4 vitet e ardhshme.
KQZ nëpërmjet vërtetimit të lëshuar konstaton se pranë tij nuk është depozituar asnjë ankesë dhe kërkesë të të interesuarit ky dokument shërben për regjistrimin në Gjykatë.
Kjo i hap rrugën ushtrimit të mandatit të 6-të rradhazi nga z. Gëzim Topçiu, dy të fundit në krye të bashkisë të madhe të Maliqit si Njësi Administrative.
Ai bëhet kështu kryebashkiaku më jetëgjatë në Shqipëri.
Vizion Plus