Rekord tjetër i Messit, barazon Ferenc Puskás për numrin e asisteve dhe iu afrohet 900 golave

Leo Messi, në moshën 38-vjeçare, vazhdon të thyejë rekorde. Të dielën, në fitoren 4-0 ndaj Cincinnati, që e çoi Inter Miami në finalen e Konferencës së Lindjes, ai fiksoi një tjetër arritje historike. Me tri asistet e tij, Messi barazoi legjendën hungareze Ferenc Puskás si futbollisti me më shumë asiste në historinë e futbollit (404).

Sipas të dhënave zyrtare të Opta-s, këto 404 asiste vijnë në 1135 ndeshje zyrtare. Për më tepër, ai ndodhet vetëm 4 gola larg kuotës së jashtëzakonshme prej 900 golash, shifër që mund ta arrijë edhe këtë sezon në MLS. Të paktën e pret një ndeshje, finalja e Konferencës së Lindjes të shtunën dhe, nëse fiton, edhe finalja e madhe e MLS-së.

Messi numëron 46 gola në vitin 2025 dhe ka kontribuar me 23 gola ose asiste në 10 ndeshjet e fundit. Ai ishte shënuesi më i mirë i sezonit të rregullt në MLS dhe, me gjasë, mund të jetë edhe i ‘play off’-eve, ku aktualisht ka shënuar 6 gola.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "FERENC LIONEL PUSKAS MESSI 404 404 ASISTENEKARRIERE ASISTE NẼ KARRIERE ASISTENEKARRIERE ASISTE NE KARRIERỄ"

The post Rekord tjetër i Messit, barazon Ferenc Puskás për numrin e asisteve dhe iu afrohet 900 golave appeared first on Telesport.