Ministri i Shëndetësisë në detyrë, Armend Zemaj ka njoftuar se brenda 24 orëve janë kryer numër rekord i testimeve për COVID-19.
Zemaj bëri të ditur se gjatë kësaj periudhe, janë kryer 3 mijë e 31 testime për COVID-19, prej të cilave 246 kanë rezultuar pozitivë kurse asnjë qytetar nuk ka vdekur.
“Brenda 24 orëve, kemi rekord testime që nga fillimi i pandemisë, 3.031 teste dhe nga këto mostra vetëm 246 kanë rezultuar pozitiv me Covid 19, apo në përqindje vetëm 8.1%, ndërsa asnjë qytetar nuk ka humbur jetën në betejën me Covid 19”, shkroi ndër të tjera Zemaj në Facebook.