“Mendoj se me garimin tim në këto zgjedhje dërgojmë një mesazh për gjithëpërfshirje, sepse atëherë do të vazhdohej me traditën gati 30 vjeçare pas pavarësimit të Maqedonisë së Veriut ku shqiptarët do të jenë vetëm votues, por asnjëherë të votuar”, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kandidati për president në Maqedoninë e Veriut Blerim Reka.
Reka ka diskutuar rreth konceptit të platformës për krijimin e një Republike gjithëpërfshirëse, me ligjin mbi të gjithë.
“Me fjalë të tjera, desha të ndryshojë këtë realitet të shëndrimit të elektoratit shqiptarë në një makineri votuese e cila çdo herë në rrethin e dytë duhet të vendosë për një kandidat maqedonas, por asnjë herë për një shqiptar”, Vazhdon Reka për Radio Evropën e Lirë.
“Është Koha që Maqedonia e Veriut ta ketë Presidentin shqiptarë”, ka thënë ndër të tjera Blerim Reka në intervistën për REL.