Reja publikon listën e Shqipërisë për dy sfidat ndaj Francës dhe Islandës

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Edi Reja ka shpallur listën e të grumbulluarve për sfidat ndaj Islandës dhe Francës, të vlefshme për eleminatoret e ‘Euro 2020’.

Kombëtaren e presin dy ndeshje shumë të rëndësishme, e cila do tentojë të dalë me pikë nga këto sfida.

Në sy bie mungesa e sulmuesit Armando Sadiku, që është lënë jashtë nga trajneri italian.

Rikthehet me kuqezinjtë Klaus Gjasula dhe të grumbulluar gjithashtu janë Kumbulla dhe Binaku.

Jashtë është lënë, Endri Çekiçi, i cili ka shkëlqyer në Slloveni me Olimpija Ljubljanën.

Lista e të grumbulluarve:

Portierë: Strakosha, Berisha dhe Hoxha

Mbrojtës: Hysaj, Dermaku, Mihaj, Ismajli, Gjimshiti, Kumbulla, Veseli, Mavraj

Mesfushorë: Ramadani, Lenjani, Xhaka, Bare, Abrashi, Memushaj, Gjasulën, Qose

Sulmuesë: Uzuni, Balaj, Cikalleshi, Roshi, Manaj.

Lojtarë të gatshëm: Balliu, Trashi, Sadiku, Kaçe, Seferi, Vrioni dhe Selahi.