Reja nis “turin” vëzhgues për kombëtaren kuqezi

Ka nisur puna e vërtetë për trajnerin e kombëtares shqiptare të futbollit, Edi Reja. “Timonieri” i ri i kuqezinjve kërkon që t’i njohë mirë jo vetëm lojtarët ekzistent të kombëtares A, por ka nisur të vëzhgojë nga afër talente të rinj, që në të ardhmen mund të bëhen pjesë e organikës kuqezi.

73 vjeçari fillimisht ka vëzhguar me kujdes të gjithë futbollistët me origjinë shqiptare që luajnë në kampionatin italian. Më pas Reja është vënë në ndjekje të talentëve që militojnë në kampionatin kroat, ku mund të përmendim këtu emra si Myrto Uzuni, Ardian Ismajli dhe Francesco Tahiraj.

Dy destinacionet e radhës për italianin janë Zvicra dhe Greqia, ku në dy vendet aktivizohen një pjesë e mirë e futbollistëve shqiptar, si Xhaka, Lenjani, Ajeti, Lila dhe Kaçe.

Reja pritet të ketë përfunduar së vëzhguari të gjithë kontigjentin e kombëtares deri në dy javët e para të majit, pasi data 19 e muajit të ardhshëm shihet si afati i fundit për kryesinë kuqezi për të dërguar ftesa në klubet ku fubtollistët shqiptarë aktivizohen./Ora News.tv/