Reja e këngëtares së njohur Shkurte Fejza, Erza Dana, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një paraqitje të rrallë familjare në rrjete sociale.
Ajo ka publikuar së fundmi një fotografi ku shfaqet pranë bashkëshortit dhe djalit të tyre, duke ofruar imazhe të rralla, shkruan “Kosovarja”.
Erza Dana njihet për profilin e saj diskret dhe mungesën e shpeshtë në rrjete sociale, ndaj ky postim është pritur me interes të veçantë.
Në fotografinë e publikuar, familja shfaqet e buzëqeshur dhe harmonike, duke reflektuar qetësi dhe lidhje të fortë familjare.












