Manchester City po fiton 0-2 në transfertë pas pjesës së parë ndaj Wolves. Kjo është ndeshja e parë e sezonit për “Qytetarët”, të cilët duan ta nisin me këmbë të mbarë.
Takimi nisi me një minutë heshtje në nder të Diogo Jota-s, i cili humbi jetën, bashkë me vëllain e tij, në një aksident fatal, pak kohë më parë.
Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 34-të. Reijnders tregon klasin e tij në mesfushë dhe nxjerr të lirë Rico Leëis, i cili asiston për Haaland. Norvegjezi e kishte fare të lehtë të shtynte topin në rrjetë.
Tre minuta më pas, ishte radha e Reijnders për të dërguar topin në rrjetë, pas një aksioni të shpejtë dhe asistit të marrë nga Oscar Bobb.
The post Reijnders tregon klasin e tij, Haaland e nis aty ku e la. Man. City e mbyll pjesën e parë në avantazh të dyfishtë (video) appeared first on Telesport.