Tijjani Reijnders ishte protagonist në fitoren 4-0 që Manchester City arriti ndaj Wolves në javën e parë në Premier League. Një gol dhe asist, duke u shpallur edhe lojtari më i mirë i ndeshjes për holandezin që debutonte në kampionatin anglez.
“Është vërtet mirë të fillosh me një gol dhe të japësh një assist, veçanërisht në Premier League. Kjo është ajo për të cilën ke ëndërruar. Të fillosh kështu është fantastike, nuk mund të ishte më mirë për mua”, tha Reijnders.
“Gol që në ndeshjen e parë të sezonit. Nuk e di çfarë do të ndodhë ose si do të luajë kundërshtari, por ne luajtëm mjaft mirë. Ata na ushtruan presion të mirë, por ne qëndruam të qetë. Po mësoj shumë nga Guardiola”, tha holandezi.
Më tej, Reijnders tha: “Tani kam një pikëpamje të re se si të luaj futboll. Për mua, ka të bëjë me përshtatjen e shpejtë dhe përpjekjen për të dhënë më të mirën time çdo herë. Më pëlqen intensiteti në stërvitje me ekipin që kemi“.
The post Reijnders: Të fillosh kështu në Premier Ligë është ajo për të cilën ëndërron çdo lojtar appeared first on Telesport.