Reijnders: Jemi të brishtë, nuk jemi më të qëndrueshëm siç ishim në fillim të sezonit

Mesfushori Tijjani Reijnders mendon se Manchester City është ende një skuadër e brishtë. Deklaratë që vjen pas humbjes 1-3 që “qytetarët” pësuan në mesjavë në Champions League. Ai këmbëngul se ata nuk e nënvlerësuan Bodon/Glimt.

Për momentin, jemi ende pak të brishtë dhe nuk e di përse. Nuk jemi më të qëndrueshëm siç ishim më parë këtë sezon. Është diçka mbi të cilën duhet të punojmë dhe të dalim sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Reijnders.

Gjëja më e rëndësishme tani është që të qëndrojmë të bashkuar si grup, veçanërisht në momentet e vështira si ky dhe të vazhdojmë t’i bëjmë mirë bazat. Nuk ka kohë, pasi duhet përgatitur ndeshja e radhës“, tha holandezi.

Ne kurrë nuk i nënvlerësuam ata. Ne e dinim se janë mjaft të mirë në shtëpi në barin artificial. Duhet të kishim bërë shumë, shumë më mirë, veçanërisht sepse mund të kishim kualifikuar për tetë të parët. Tani është ndeshja e fundit”, tha Reijnders.

Fitoret e City në shtatë ndeshjet e fundit kanë qenë në Carabao Cup dhe FA CUP, me tre barazime dhe një humbje në katër ndeshjet e tyre të fundit në Premier League, duke filluar me një barazim 0-0 në Sunderland në ditën e Vitit të Ri.

The post Reijnders: Jemi të brishtë, nuk jemi më të qëndrueshëm siç ishim në fillim të sezonit appeared first on Telesport.