Regjistrohen 3 viktima dhe 50 të plagosur nga shpërthimi i zjarrit në një spital në Hamburg

Zjarri shpërtheu në Spitalin Marien në Hamburg të Gjermanisë, duke përhapur tym të dendur në dhomat e pacientëve.

Një zjarr ka shpërthyer në një spital në qytetin verior gjerman të Hamburgut , duke vrarë të paktën tre persona dhe duke plagosur 50 të tjerë, 16 prej të cilëve janë rëndë.

Kështu njoftuan autoritetet e qytetit.

Zjarri shpërtheu mbrëmë dhe herët në mëngjes në ndërtesën e Spitalit Marien, duke dërguar tym të dendur në repartet ku po trajtoheshin pacientët, tha një zëdhënës i departamentit të zjarrfikësve të qytetit të Hamburgut.

Zyrtari shtoi se situata u vu shpejt nën kontroll dhe pacientët u evakuuan nga një pjesë tjetër e spitalit, ndërsa të plagosurit vazhduan të merrnin trajtim.

Megjithatë, shkaku i zjarrit në spitalin e Hamburgut, një nga më të mëdhenjtë në Gjermaninë veriore, i cili mund të akomodojë të paktën 600 pacientë, nuk është përcaktuar ende.