Refuzoi ofertat e Premier dhe Arabia Saudite, Napoli çmon Amir Rrahmanin me rinovim! Shifrat

Kapiteni i Kosovës dhe dy herë kampion Italie te Napoli në Serie A, Amir Rrahmani, është shumë afër nënshkrimit të një kontrate të re rinovimi. Sipas raportimeve të Spazionapoli.it, mbrojtësi 31-vjeçar do të vazhdojë bashkëpunimin me klubin napolitan deri në vitin 2029, duke zgjatur marrëveshjen aktuale që skadon në qershor të vitit 2027.

Rrahmani përfiton aktualisht 1.6 milionë euro në vit te Napoli dhe pavarësisht interesimit të madh, ai ka zgjedhur të qëndrojë në stadiumin “Diego Armando Maradona”. Ai refuzoi dy oferta nga klube të Premier League si dhe një ofertë të majme financiare nga Arabia Saudite. Rroga e tij prite te shkoje 2 mln euro ne sezon neto.

Mbrojtësi i Kosovës iu bashkua Napolit në vitin 2020 dhe deri tani ka fituar dy tituj me skuadrën italiane, duke u bërë një prej shtyllave kryesore të mbrojtjes dhe ka treguar gjithashtu konsistencë rendimenti.

Rrahmani është aktualisht me Kombëtaren e Kosovës për dy sfidat e para në kualifikimet e Kupës së Botës 2026: përballë Zvicrës të premten në Basel dhe ndaj Suedisë më 8 shtator në Prishtinë.

The post Refuzoi ofertat e Premier dhe Arabia Saudite, Napoli çmon Amir Rrahmanin me rinovim! Shifrat appeared first on Telesport.