Më ambientet e Kuvendit të Kosovës është hapur ekspozita “Tri ditë që ndryshuan historinë”, e organizuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.
Aty mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.
Pak metra më tej, në të njëjtin objekt po mbahet një takim që mund të përcaktojë zgjedhjet e ardhshme.
Por, në atë takim të ftuar nga presidentja në largim Vjosa Osmani ka refuzuar të shkojë Kurti, partia e të cilit ka paralajmëruar ankesë kundër dekretit të presidentes për shpërbërjen e Kuvendit.














