Refuzoi Barcelonën, por jo PL. Nico Williams drejt Londrës, oferta është 70 mln euro

Nico Williams ishte padyshim një nga protagonistët kryesor të merkatos së fundit. Anësori spanjoll ishte shumë pranë transferimit te Barcelona, por në fundi zgjodhi të rinovojë deri në vitin 2035 me Athletic Bilbao.

Pavarësisht rinovimit afatgjatë me klubin bask, mediet spanjolle bëjnë me dije se Nico Williams do të largohet në fund të këtij sezoni nga Athletic Bilbao dhe Spanja.

E ardhmja e sulmuesit do të jetë në Premier League. Chelsea dhe Tottenham ofrojnë 70 milionë euro për anësorin 22-vjeçar, shifër e kënaqshme dhe brenda pritshmërive të klubit bask.

Williams ka qenë edhe më parë i lidhur me Premier League, ku për të ka pasur interes konkret nga Arsenal, por “Topçinjtë” u tërhoqen nga gara, duke parë dëshirën e madhe të lojtarit për t’u transferuar te Barcelona, edhe pse në fundi vendosi të rinovojë me klubin bask.

The post Refuzoi Barcelonën, por jo PL. Nico Williams drejt Londrës, oferta është 70 mln euro appeared first on Telesport.