Lidhja Demokratike e Kosovës “nuk ka mirëbesim” ndaj Vetëvendosjes, tha Visar Azemi i LDK-së në një intervistë në “Blic” duke folur rreth refuzimit të ofertës së koalicionit dërguar nga Albin Kurti.
LDK, tha ai, vendimin e ka marrë duke u bazuar në të kaluarën që ka pasur me Vetëvendosjen.
“LDK i ka marrë vendimet duke u bazuar në të kaluarën që ka pas me VV-në. Nuk ka ngelë mirëbesim me ta. Fushata elektorate ka qenë tërësisht e orientuar kah LDK, VV e ka sulmu pa ndal LDK-në. Pra, prej fyerjeve më të rënda që janë bërë në drejtim të partive opozitare, i ka marrë LDK-në. Kësisoji e ka mbyt mundësinë dhe hapësinën për bashkëpunim të tillë. Nuk dojmë bashkëpunim me VV-në. Të tjerët nëse munden, le të urdhëlrojnë. Por, nuk mundesh me sha dhe fy, me i quajt spiunë e tradhtarë”, tha ai.